Norvegjia pritet ta furnizojë me gaz Gjermaninë - NACIONALE

Norvegjia pritet ta furnizojë me gaz Gjermaninë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Norvegjia dhe Gjermania kanë rënë dakord për të rritur bashkëpunimin energjetik mes tyre.

Kjo vjen pas një takimi të krerëve të qeverive, të cilët thanë se do të bashkëpunojnë në fusha si hidrogjeni, ruajtjen e karbonit, energjinë e erës dhe prodhimin e baterive elektrike.

“Ka pasur bashkëpunim të gjerë energjetik midis Norvegjisë dhe Gjermanisë për shumë vite. Tani ne po e zhvillojmë atë bashkëpunim. Këtu janë zgjidhjet afatgjata për sfidat energjetike dhe klimatike të Evropës”, tha kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Store.

Gjermania ka rritur importet e gazit nga Norvegjia, si përpjekje për të reduktuar varësinë nga gazi rus.

“Jam i lumtur sepse në Norvegji kemi një furnizues të sigurt energjie, Norvegjisë gjithmonë mund t’i besohet”, tha sot kancelari gjerman Olaf Scholz.

Lajme të ngjashme