Noizy: Nuk jam në arrati, po punoj me avokatë ne zgjidhje të rastit
Reperi nga Shqipëria Rigels Rajku i njohur si Noizy, ka reaguar një ditë pasi Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim bashkë me një person tjetër, si të dyshuar për rrahjen në një klub që ka ndodhur në Pejë para disa ditësh.
Ai tha se nuk ndodhet në arrati nga organet e drejtësisë së Kosovës dhe se denoncimi i bërë ndaj tij është “kurth”.
Noizy shkroi se po punon me avokatet e tij për ti dhënë zgjidhje qështjës në bashkëpunim me organet në Kosovë.
“Bashkë më studion e avokatisë të kontraktuar nga unë, do të kontribuojmë maksimalisht për të shuar çdo dyshim që rëndon ndaj meje dhe sqaruar këtë ngjarje ku unë janë viktimë e kallëzimit të rremë dhe nuk kam asnjë lidhje.” – ka shkruar reperi.