Një muaj paraburgim për të dyshuarin për sulm seksual ndaj një 14-vjeçare - NACIONALE

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për sulm seksual ndaj një 14-vjeçare

1 orë më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit Sh.R., i cili po hetohet nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “sulm seksual”.

Sipas njoftimit të gjykatës, rasti dyshohet se ka ndodhur më 16 gusht 2026, në rrugën Ferizaj–Gjilan. Prokuroria pretendon se i pandehuri ka ndërmarrë veprime me karakter seksual ndaj një vajze të mitur, rreth 14 vjeçe, derisa ajo ndodhej brenda automjetit të tij.

Në vendim bëhet e ditur se e mitura, pasi ka kuptuar situatën, ka kërkuar që automjeti të ndalej. Ajo më pas ka arritur të largohet nga vetura dhe ta njoftojë Policinë për rastin.

Pas raportimit, organet e rendit kanë arrestuar të dyshuarin.

Gjykata ka bërë të ditur gjithashtu se, si pasojë e ngjarjes së dyshuar, e mitura ka përjetuar frikë, ankth dhe ndjenjë pasigurie, ndërsa ka kërkuar edhe trajtim mjekësor.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe shqyrtimit të materialeve të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake, Fitore Daci Krivanjeva, ka konstatuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit.

Lajme të ngjashme