Njohja e pasaportës, ministri i jashtëm spanjoll: S’do të thotë aspak njohje e Kosovës
Jose Manuel Albares, ministër i Punëve të Jashtme i Spanjës, është deklaruar rreth njohjes së pasaportës së Kosovës, që ishte kryelajmi i javës së kaluar.
Në një reagim, ai ka thënë se njohja e pasaportës nuk nënkupton njhjen e Kosovës.
“Vendet që nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur, pesë në Bashkimin Evropian, kanë pranuar pasaportat e Kosovës në mënyrë që të kenë mundësi të hyjnë në zonën Shengen siç është rënë dakord në mars në Këshillin Evropian. Përveç kësaj, kjo nuk do të thotë aspak njohje e Kosovës apo sovraniteti të saj dhe se kjo është diçka e mbështetur plotësisht nga këshilltarët juridikë spanjollë”, tha Albares, transmeton Express.