Njësia A3 e KEK-ut rikthehet në operim, “në këtë faze mund të ketë emetim më të theksuar të tymit”
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njoftoi se njësia A3 ka filluar startimin dhe së shpejti do të sinkronizohet me rrjetin elektroenergjetik, pas sanimeve të suksesshme.
KEK sqaroi se gjatë kësaj faze "mund të ketë emetim më të theksuar të tymit për disa orë," duke e cilësuar këtë si "dukuri e përkohshme."
Korporata kërkoi "mirëkuptimin e Komunës së Obiliqit dhe të qytetarëve" gjatë periudhës së shkurtër të startimit, duke falënderuar publikun paraprakisht.