“Një zë , një shtëpi”: Deputetët e LDK-së mblidhen për herë të parë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se kanë mbajtur takimin e parë me grupin parlamentar të partisë.
Ai ka thënë se do të vazhdojnë rrugëtimin e palëkundur.
Postimi:
Nga takimi i parë i Grupit të ri Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Mes deputetëve të rinj e atyre me plot përvojë, mes zërit të 171 mijë votuesve tanë, në rrugëtimin e palëkundur për Lidhjen tonë, për Republikën tonë, për qytetarët tanë!
Një zë, një shtëpi, një qëllim!