Një turist i huaj vdiq e një tjetër u lëndua nga sulmi i peshkaqenit në Egjipt - NACIONALE

Një turist i huaj vdiq e një tjetër u lëndua nga sulmi i peshkaqenit në Egjipt

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një turist ka vdekur dhe një tjetër ka pësuar lëndime nga një sulm i peshkaqenit afër bregdetit egjiptian të Detit të Kuq, sipas zyrtarëve të shtetit afrikan.

Në një deklaratë, Ministria e Mjedisit tha se incidenti i së dielës ndodhi në veri të Marsa Alamit, qytezë në lindje të Egjiptit që është e popullarizuar për zhytës, raporton televizioni BBC.

Sipas kësaj ministrie, sulmi nga peshkaqeni ndodhi “në ujëra të thella, jashtë zonës së përcaktuar për not”.

Përderisa Ministria e Mjedisit tha vetëm se i vdekuri dhe i lënduari ishin të huaj, agjencia e lajmeve AFP raportoi se ata ishin shtetas italianë, duke cituar një burim të paidentifikuar në Ministrinë e Jashtme të Italisë.

Burri 48-vjeçar, që vdiq nga sulmi prej peshkaqenit, ishte banor i Romës, ndërsa burri tjetër i lënduar është 69 vjeç.

Autoritetet thanë se zona e notit në Marsa Alam do të mbyllet dhe incidenti do të hetohet. Në dhjetë vitet e fundit, në Detin e Kuq kanë ndodhur katër raste fatale të konfirmuara nga sulmet e peshkaqenëve, sipas të dhënave të hartuara nga Instituti për Hulumtimin e Peshkaqenëve.

Lajme të ngjashme