Një tjetër sulm seksual ndaj të miturve, viktimë një 16-vjeçare - NACIONALE

Një tjetër sulm seksual ndaj të miturve, viktimë një 16-vjeçare

1 muaj më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Një tjetër sulm seksual raportohet të jetë regjistruar në Kosovë. Viktimë një 16-vjeçare.

Siç shkruan Sinjali, një ngjarje e tillë dyshohet të ketë ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në rrugën "Sulejman Vokshi" në kryeqytet.

Përveç sulmit seksual, i riu 18-vjeçar (dyshohet të ketë qenë në lidhje me 16-vjeçaren tash e një vit) po hetohet edhe për veprën penale “shtrëngim”, që dyshohet ta ketë kryer gjatë periudhës sa ka qenë në lidhje dashurie me të miturën.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin prej 48 orësh dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor.

Lajme të ngjashme