Një tjetër pushues i ri nga Kosova vdes në bregdetin shqiptar
Një pushues 35-vjeçar nga Kosova ka vdekur sot rrugës për në spital.
Kështu ka njoftuar Panorama.al, që ka shtuar se i ndjeri me të hyrë në det nuk është ndier mirë.
Trupi i tij është dërguar në morgun e spitalit, ku pritet t’i nënshtrohet ekzaminimit për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Tragjedia ndodhi në plazhin e Tales në Lezhë.
Nacionale do t'ju raportojë për detaje shtesë nga ky rast dhe jo vetëm.
