Një qytetar nga Shtimja ka gjetur kuletën me qindra franga e euro dhe e ka dorëzuar në polici - NACIONALE

Një qytetar nga Shtimja ka gjetur kuletën me qindra franga e euro dhe e ka dorëzuar në polici

1 orë më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar nga Shtimja ka gjetur portofolin me para dhe dokumente dhe ia dorëzon policisë.

Sipas njoftimit të policisë, brenda kuletës kishte 150 frangash zvicerane dhe 105 eurosh.

Policia e ka vlerësuar lartë veprimit e qytetarit.

“Më datën 04.08.2026, në stacionin policor në Shtime është paraqitur qytetari A. Hysenaj (26 vjeç), nga fshati Petrovë i Komunës së Shtimes, i cili ka dorëzuar një portofol me një shumë parash dhe dokumente identifikimi të gjetura në territorin e Shtimes. Pas veprimeve dhe verifikimeve të ndërmarra nga zyrtarët policorë, është arritur të identifikohet pronari i portofolit të humbur, A.G. (69 vjeç) nga Shtimja”, është thënë në njoftim, duke dhënë detaje tjera.

“Në prani të zyrtarëve policorë, pronarit i janë kthyer dokumentet personale, si dhe paratë e gjetura në vlerë prej 150 frangash zvicerane dhe 105 eurosh. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj vlerëson lart veprimin e qytetarit A. Hysenaj, i cili me ndershmëri dhe përgjegjësi ka dorëzuar sendet e gjetura, duke dhënë një shembull të qytetarisë dhe bashkëpunimit me policinë”, është thënë në njoftim.

Lajme të ngjashme