Një police gjendet e vdekur në Gjilan, dyshohet për vetëvrasje
Një police e Kosovës ëshët gjetur e vdekur.
Sipas dyshimeve të para, ajo ka bërë vetëvrasje.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Ju informojmë se sot më 14.05.2024 rreth orës 11:44 Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informata se një pjesëtare e PK-së rreth 46 vjeçare dyshohet se ka bërë vetëvrasje në shtëpinë e saj ne Gjilan. Patrulla është nisur menjëherë ne atë drejtim, gjithashtu edhe njësitet tjera relevante. Për informata tjera ju njoftojmë”, ka thënë Ismet Hashani.