Një polic nga Tirana kapet me drogë në Turqi, arrestohet dhe përjashtohet përgjithmonë nga shërbimi
Një polic shqiptar nga Tirana, identiteti i të cilit tashmë është publikuar nga autoritetet, është përjashtuar përjetësisht nga shërbimi.
Kjo është konfirmuar përmes një komunikate të policisë shqiptare.
Tutje bëhet i ditur se i njëjti ka ushtruar detyrën e punonjëshit të Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë.
“Sqarojmë se punonjësi i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, shtetasi Florenc Bicerri, tashmë i arrestuar në Turqi, ka dalë nga Shqipëria, nëpërmjet Rinasit, më datë 05.10.2022. Për këtë punonjës policie, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar përjashtimin e menjëhershëm dhe përgjithmonë, nga Policia e Shtetit”, thuhet ndër të tjerash në njoftim.