Një person plagoset me armë zjarri: I dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes me motoçikletë
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë në Prishtinë.
Një qytetar ka kërkuar ndihmë pasi është plagosur me armë zjarri. I dyshuari ishte larguar me motoçikletë nga vendi i ngjarjes.
Njoftimi;
VRASJE NË TENTATIVË & ARMËMBAJTJE PA LEJE
Prishtinë / 11.08.2024 – 05:40. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK pasi që dyshohet se është plagosur nga arma e zjarrit nga një person i dyshuar, i cili ishte larguar prej vendit të ngjarjes me një motoçikletë bashkë me një të dyshuar tjetër. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë, ndërsa personi i lënduar pas tretmanit mjekësor është liruar. Rasti është duke u hetuar.