Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren, policia u lajmëruar nga personi që shkoi për vizitë - NACIONALE

Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren, policia u lajmëruar nga personi që shkoi për vizitë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Prizren është gjetur një persona pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Në raportin 24 orësh, policia ka treguar se kjo është bërë e mundur pasi rasti është lajmëruar në polici nga një person tjetër, i cili kishte shkuar për vizitë.

Sipas policisë, rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’.

“Me datën e lartcekur dëshmitari mashkull kosovar ka lajmëruar se kishte shkuar për vizitë te viktima mashkull kosovar pasi disa ditë nuk ishte vërejtur nga fqinjët e tij. Dëshmitari e kishte gjetur viktimën në shtëpinë e tij pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i emergjencës ku edhe është konstatuar se personi ka ndërruar jetë. Në konsultim me prokurorin kujdestar rasti i cilësuar ‘Hetim i vdekjes’ iniciohet ‘Vdekje natyrore’ “, është thënë në raport.

Lajme të ngjashme