'Një mal me probleme' Ferati i reagon gazetarëve: Kini kujdes si po i emërtoni iniciativat në LDK - NACIONALE

'Një mal me probleme' Ferati i reagon gazetarëve: Kini kujdes si po i emërtoni iniciativat në LDK

8 orë më parë

nga NACIONALE

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ilir Ferati, ka folur para fillimit të mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie, i cili në një moment u mundua “t’i mësonte” gazetarët se si të raportojnë kur bëhet fjalë për subjektin që i takon.

I kisha lutur mediat dhe organizatorët të kenë kujdes se si po i emërtojnë iniciativat”, tha Ferati.

Ditëve të fundit në LDK ka pasur zëra të “rebeluar” që kanë kërkuar zgjedhje të reja brenda partisë dhe largimin e Lumir Abdixhikut nga kreu i LDK-së, e kjo, si duket, nuk i ka pëlqyer Feratit, i cili konsiderohet person i afërt me të.

Nuk ka shkarkime, ka iniciativa që njerëzit kanë të drejtë me i marrë dhe me i procedu derisa mrrijnë me i finalizu, nëse mrrijnë”, tha tutje Ferati.

Ai shtoi se në mbledhje do të flitet për tema që kanë të bëjnë me LDK-në.

Sot do të diskutojmë të gjitha çështjet që janë temë për LDK-në këto ditë dhe për të ardhmen”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme