Një i vrarë e tre të plagosur nga sulmi rus në Sloviansk të Ukrainës - NACIONALE

Një i vrarë e tre të plagosur nga sulmi rus në Sloviansk të Ukrainës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Forcat ruse goditën të martën një treg në qytetin Sloviansk, në lindje të Ukrainës, duke vrarë një grua e duke plagosur të paktën tre persona të tjerë, tha policia ukrainase.

Një reporter i agjencisë “Reuters” në vendin e ngjarjes pa tym të verdhë duke dalë nga një dyqan, ndërsa flaka u përhap në tezgat e tregut. Zjarrfikësit shkuan në vendin e ngjarjes për ta fikur zjarrin.

Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë municioni është përdorur në sulm dhe sa njerëz ndodheshin në treg në momentin e sulmit.

Lajme të ngjashme