Një i vdekur dhe tre të lënduar në aksidentin në rrugën Shtime-Lipjan
Një person 72-vjeçar ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku në rrugën Shtime-Lipjan.
Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 10:00, ndërsa rastin e ka konfirmuar Sylejman Halili, komandant i Trafikut Rajonal të Prishtinës.
Nga aksidenti janë lënduar tre persona, në mesin e të cilëve një vajzë, e cila është në gjendje më të rënduar.