Një i lënduar nga djegia e shtëpisë në Bardhosh - NACIONALE

Një i lënduar nga djegia e shtëpisë në Bardhosh

4 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Gazeta Nacionale pak çaste më parë raportoi për një djegie të shtëpisë në Bardhosh të kryeqytetit.

Policia e Kosovës ndërkaq ka bërë të ditur se nga ky incident zjarri ka mbetur një i lënduar.

Përveç kësaj, dëmet materiale janë të konsiderueshme.

“Rreth orës 17:30, është raportuar për një zjarr në një objekt në fshatin Bardhosh. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të menaxhimit të përhapjes së zjarrit. Deri më tani raportohet për një person të lënduar, ndërkaq dëmet materiale janë të konsiderueshme”, tha Borovci.

Më poshtë edhe videoja:

Lajme të ngjashme