Një i dehur e bën hallakamë në Prishtinë: Sulmon policët, më pas tenton të largohet nga stacioni, sulmon policët sërish
Një person i dehur e ka bërë hallakamë në Prishtinë.
Fillimisht, i njëjti kishte sulmuar disa policë.
Pasi e dërguan në stacion për intervistim, ai kishte tentuar të largohet nga stacioni dhe kishte sulmuar sërish policët.
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Rr. 5 Maji, Prishtinë 07.10.2025 – 23:15. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, nën ndikim të alkoolit ka sulmuar zyrtarët policorë, i njëjti është sjellë për intervistim në stacionin policor. Derisa zyrtarët policor kanë qenë duke u marrë me të dyshuarin, ky i fundit kishte tentuar që të largohet nga stacioni policor, pasi që zyrtarët policorë kishin ndaluar të dyshuarin për të ikur i njëjti i kishte sulmuar ata dhe u kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje për 48 orë.