Një grua sulmon fizikisht dy zyrtarë policorë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka arrestuar një grua për shkak se sulmoi dy zyrtarë policiorë në Prishtinë.
Policët kanë pësuar lëndime të lehta dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Raporti i plotë i PK-së:
PENGIM I PERSONIT ZYRTAR
Prishtinë 06.07.2022 – 15:10. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi ajo ka penguar dhe sulmuar fizikisht dy zyrtar policorë të cilat ishin në kryerje të detyrës zyrtare. Viktimat kanë pësuar lëndime të lehta dhe kanë marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.