Një grua nga Prishtina raporton se është dhunuar që tri vjet - NACIONALE

Një grua nga Prishtina raporton se është dhunuar që tri vjet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një grua nga Prishtina ka raportuar në Policinë e Kosovës se është dhunuar seksualisht për tri vite.

Sipas raporti 24 orësh të PK-së, viktima ka raportuar se që nga viti 2018 deri më 2021 është dhunuar nga një burrë i cili e ka detyruar atë të kryente marrëdhënie seksuale.

Deri më tani nuk ka të arrestuar.

Raporti i plotë:

DHUNIM & SHTËRNGIM

Prishtinë 2018-2021. Viktima femër kosovare ka raportuar se në periudhën e cekur, i dyshuari mashkull kosovar e ka detyruar atë të kryente marrëdhënie seksuale. Nuk raportohet për të arrestuar rasti në hetime.

Lajme të ngjashme