Gjashtë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë - NACIONALE

Gjashtë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Kosovë në 24 orët e fundit është raportuar për gjashtë raste të dhunës në familje.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Podujevë, Prizren, Shirokë dhe Malishevë.

Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht një grua. Me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 12.01.2023 – 11:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshjeje e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare e cila si pasojë kishte pësuar lëndime. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, shkruan raporti.

Një person në Podujevë ka raportuar se një tjetër person me probleme mëndore ka tëntuar ta sulmoj me një mjet. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në repartin e Psikiatrisë për tretman mjekësor.

“Podujevë 12.01.2023-16:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar që dyshohet se është me probleme mendore, ka tentuar ta sulmoj me një mjet. I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në QKUK repartin e Psikiatrisë për tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Një tjetër rast i dhunës në familje është raportuar edhe në Prizren. Është arrestuar një person pasi pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshortën e tij.

“Prizren 12.01.2023-17;50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimi se i njëjti pas një mosmarrëveshje, e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është ndërguar në mbajtje”, thekson raporti.

Në Shirokë një grua ka raportuar se një tjetër e ka sulmuar fizikisht. Policia njofton se të dyja janë intervistuar dhe janë liruar.

“Shirokë 12.01.2023-19:11. Viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta dyshohet se është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet ndër të tjera në raport.

Është arrestuar një tjetër person në Prizren pasi raportohet se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar një grua.

“Prizren 11.01.2023-08:15. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje ka shkaktuar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Edhe në Malishevë është arrestuar një përson pasi dyshohet se në ndikim të alkoolit kishte sulmuar fizikisht një grua.

“Malishevë 12.01.2023-20:23. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, sqaron raporti.

Lajme të ngjashme