Një grua nga Prishtina dyshohet për "falsifikim", hyri në testin e gjuhës së huaj me emër të tjetër kujt
Një grua ka kryer veprën penale “Flasifikim” në Prishtinë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, e dyshuara i ishte nënshtruar testit të gjuhës së huaj në emër të një personi tjetër.
Krejt kjo ishte bërë në këmbim të parave.
Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt teksa nuk ka të arrestuar.
Raporti i plotë:
FALSIFIKIM
Prishtinë 01.04.2023, NN. Raportohet se e dyshuara femër kosovare, ka kryer veprën penale falsifikim duke iu nënshtruar testit të gjuhës së huaj, në emër të një personi tjetër në këmbim të parave. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
