Një grua gjendet pa shenja jete në Podujevë, një tjetër zhduket në Fushë Kosovë
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është raportuar se një grua në Podujeve është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Rasti, siç njofton policia, është nën hetime.
“Është raportuar se viktima femër kosovare se është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime.” – shkruhet në raport.
Ndërsa në Fushë Kosovë, policia njofton se një grua është lajmëruar si e zhdukur.
“Fushë Kosovë / 11.12.2023 – 20:00. Më 14.12.2023 ankuesi kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti në procedurë hetimore.” – shkruhet aty.