Një foshnjë lind pa shenja jete në Gjinekologji, babai dyshon se fëmija i tij u ndërrua me një tjetër - NACIONALE

Një foshnjë lind pa shenja jete në Gjinekologji, babai dyshon se fëmija i tij u ndërrua me një tjetër

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazeta Sinjali raporton se një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, ku raportohet se një foshnjë ka lindur pa shenja jete.

Sipas raportimit të Sinjalit, bashkëshorti i gruas që kishte lindur fëmijën me prerje cezariane menjëherë është njoftuar se fëmija i tij nuk kishte mbijetuar.

E për këtë, burri ka paraqitur rastin në Polici ku ka kërkuar që fëmija i porsalindur të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ai po dyshon që fëmija i tij është ndërruar me një foshnjë tjetër.

Policia e Kosovës ka dalur në vendin e ngjarjes dhe bashkë më Prokurorinë e Shtetit ka dhënë urdhër që trupi i pajetë i fëmijës të dërgohet për obduksion në IML

Rasti është iniciuar ‘Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor’.

Lajme të ngjashme