Një burrë lëndohet nga plumbi qorr në Deçan
Një burrë nga Deçani është lënduar nga plumbi qorr.
Sipas policisë, viktima ishte duke qëndruar në oborrin e tij ku mori lëndime të lehta nga plumbi bredhacak.
Raporti i PK-së:
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Deçan 24.09.2022 – 12:50. Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor, pasi që në oborrin e tij kishte pësuar lëndime të lehta trupor nga një predhë e fishekut bredhacak (qorr). Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një predhë. Rasti është duke u hetuar.
