Një aeroplan i vogël bie në liqenin e Mavrovës në Maqedoni të Veriut, dy persona në gjendje të mirë shëndetësore - NACIONALE

Një aeroplan i vogël bie në liqenin e Mavrovës në Maqedoni të Veriut, dy persona në gjendje të mirë shëndetësore

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Një aeroplan i vogël është rrëzuar në liqenin e Mavrovës në Maqedoni të Veriut. Siç raporton Alsat M, në të kanë qenë dy persona të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ngjarja ka ndodhur në pasditen e sotme, derisa s’dihen shkaqet e rrëzimit.

Aeroplani ishte pajisur me licencë në vitin 2021 dhe është në pronësi të një shqiptari që jeton në SHBA.

Lajme të ngjashme