Një 63-vjeçar në Drenas dyshohet të jetë vetëvrarë, mjeku konstaton vdekjen
Një 63-vjeçar thuhet të ketë vrarë veten me armë zjarri.
Të paktën kështu raporton Sinjali, duke u thirrur në burimet e veta.
Njësitet relevante tashmë janë në vendngjarje, ndërsa deri më tani nuk dihet për motivet që kanë shtyer të ndjerin drejt aktit.
Burimet nga emergjenca për mediumin respektiv kanë bërë të ditur moshën e viktimës.
Mbetet të shihet orëve në vijim nëse do të ketë diçka të re rreth këtij rasti tragjik, ndërsa Nacionale do t'ju raportojë në kohë reale.
