Nis rrënimi i vilave të ndërtuara ilegalisht në Batllavë - NACIONALE

Nis rrënimi i vilave të ndërtuara ilegalisht në Batllavë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Batllavë mëngjesin e sotëm ka nisur rrënimi i pesë vilave të ndëruara pa leje përreth Liqenit të Ballavës.

Rrënimi i vilave po urdhër të drejtorisë për Inspekcion në komunën e Podujevës.

Lajmin për rrënimin e tyre ka folur për Nacionalen, zëdhënësi i komunës së Podujevës Fatri Zhitia.

Po mund të ju konfirmoj se në mëngjesin e sotëm ka nisur rrënimi i pesë vilave të ndërtuara pa leje përreth Liqenit të Batllavës. Rrënimi po bëhet me asistencën e Policisë”, ka thënë Zhitia për gazetën.

E rrënimi i këtyre vilave ishte paraparë që të bëhet të hënën, megjithatë për shkak të situatës në veriun e Mitrovicës është shtyrë deri më sot.

Lajme të ngjashme