Ngrihet aktakuzë ndaj ministres së Tregtisë, Rozeta Hajdari - NACIONALE

Ngrihet aktakuzë ndaj ministres së Tregtisë, Rozeta Hajdari

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, do të përballet me drejtësinë.

Prokuroria e Shtetit ka ngritur aktakuzë ndaj saj për mosdeklarim të pasurisë.

Lajmin e ka konfirmuar për gazetën Nacionale zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Më 13 tetor 2022, Prokurori i Shtetit ka ngritur aktakuzë kundër R.H. për mos deklarim të pasurisë nga neni 430” – thuhet në përgjigjen e Ulajt.

Kallëzimi penal ishte dorëzuar nga Agjencia Kundër-Korrupsion kohë më parë.

Lajme të ngjashme