Ngjarja në Gramsh, dy rusët dhe ukrainasi akuzohen zyrtarisht për spiunazh - NACIONALE

Ngjarja në Gramsh, dy rusët dhe ukrainasi akuzohen zyrtarisht për spiunazh

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se 2 rusët dhe ukrainasi që dje kanë tentuar të futen në depon e armatimit në Gramsh duke plagosur dhe dy ushtarë janë arrestuar për spiunazh.

Akuzat që rëndojnë mbi ta janë “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”.

Ata do të gjykohen dhe për dëmin që iu shkaktuan ushtarëve me anë të një spray neuro-paralizues.

“Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti me të cilin lëviznin këta shtetas, pajisje kompjuterike laptop, dronë, aparate celulare dhe sende të tjera të cilat do të ekzaminohen, rezultatet e të cilave do të jenë pjesë e hetimit”, thuhet ndër tjera në njoftimin e policisë.

Lajme të ngjashme