Ngërçi politik, Sadiku: Qëllimi i Kurtit janë zgjedhjet e reja - NACIONALE

Ngërçi politik, Sadiku: Qëllimi i Kurtit janë zgjedhjet e reja

1 ditë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka treguar qëllimet e Albin Kurti me zvarritjen e krijimit të institucioneve.

Ai ka bërë me dije se lideri i VV-së po dëshiron ta dërgojë vendin edhe në një palë zgjedhje.

Sadiku ka thënë se nuk ka informata nga negociatat mes VV-së e LDK-së.

“Nëse ne shkojmë në zgjedhje prapë i vetmi person që del fitues është Kurti dhe Vetëvendosje. Këta vazhdojnë të mbesin në detyrë. Atyre i konvenon më së shumti sepse janë pa kontroll. Qëllimi i tij (Kurtit) ka qenë zgjedhjet dhe po vazhdon me qenë zgjedhjet sepse kështu mbetet në pozitë pa kontroll. Kjo më bën me dyshu që ky ka me na dërgu në zgjedhje”, ka thënë Sadiku në Paradoks.

Lajme të ngjashme