Nga basketbolli në politikë: Arian Tahiri tregon çka e shtyu drejt këtij vendimi - NACIONALE

Nga basketbolli në politikë: Arian Tahiri tregon çka e shtyu drejt këtij vendimi

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Kandidati i Partisë Demokratike për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka ndarë rrëfimin e tij mbi kalimin nga sporti në politikë dhe arsyetimin për t’u përfshirë në garën zgjedhore të 12 tetorit.

Duke folur në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, Tahiri kujtoi fillimet e tij si basketbollist me klubin “Trepça”, ku së bashku me bashkëmoshatarët fitoi disa kampionate, ndërsa më vonë, me ekipin e seniorëve, arriti të triumfojë edhe në Kupë dhe Superligë.

Ai tha se përveç “Trepçës”, ka luajtur edhe për klube të tjera të Superligës në Prizren e Suharekë. Tahiri u shpreh se përvoja në sport e ka mësuar mbi disiplinën dhe punën ekipore, por se gjithmonë e ka pasur synim të kontribuojë më gjerë, në një fushë ku ndikimi i tij do të kishte peshë më të madhe për qytetarët.

“Si i ri kam pasë ëndërr që të bëhem basketbollist dhe kam filluar karrierën në klubin e basketbollit Trepça. Me gjeneratën time të re kemi fituar shumë kampionate, ndërsa më pas, edhe me kategorinë e seniorëve, kemi fituar Kupën dhe Superligën. Kam qenë pjesë edhe e disa klubeve sportive në Superligën e Kosovës, në Prizren e Suharekë. Ambicia dhe dëshira ime kanë qenë gjithmonë që të jap një kontribut dhe të veproj në një fushë ku mund të jem më i rëndësishëm për qytetarët dhe vendin”.

Lajme të ngjashme