Nesër seanca konstituive, nis takimi i Bashës me subjektet politike - NACIONALE

Nesër seanca konstituive, nis takimi i Bashës me subjektet politike

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Ka nisur takimi i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha me subjektet politike.

Në këtë takim po diskutohen përgatitjet për seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Raportohet se në takim janë prezentë të gjithë përfaqësuesit e partive politike, përpos atyre të Listës Serbe.

Ndryshe, seanca konstituve e Kuvendit të Kosovës do të mbahet nesër, më 11 shkurt nga ora 12:00.

Pas konsultimit me shumicën e partive parlamentare të përfaqësuara në Kuvend dhe duke pasur parasysh urgjencën e krijimit të institucioneve, miratimit të buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, Presidentja ka vendosur që seancën konstituive të Kuvendit ta ftojë për nesër, më 11 shkurt 2026, në orën 12:00” – thuhet në një njoftim të publikuar nga Presidenca e Kosovës.

Lajme të ngjashme