Nëse nuk ka mandatar të dytë “shkojmë në zgjedhje”, thotë Limaj - NACIONALE

Nëse nuk ka mandatar të dytë “shkojmë në zgjedhje”, thotë Limaj

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Fatmir Limaj i Nismas Socialdemokrate parasheh të “shkojmë në zgjedhje” nëse nuk ka mandatar të dytë, çështje kjo që mbetet për t’u përcaktuar nesër në takimin konsultativ të thirrur nga Presidetja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Limaj, që ishte ‘king-maker’ i përfolur me tre votat e tij për Vetëvendosjen, me ç’duket ka hequr dorë nga kjo perspektivë – kur edhe nuk e votoi në seancën e zgjedhjes së qeverisë kabinetin e propozuar nga Albin Kurti.

“Tashmë jemi futur në fazën ligjore që duhet të respektohen procedurat, është një takim që presidenten e detyron ligji të na ftoj pas dështimit të krijimit të qeverisë. Ashtu siç e thotë ligji, presidentja ka dhjetë ditë që t’ia jap mundësinë mandatarit të dytë dhe në këtë fazë presidentja fton partitë politike për t’u konsultuar dhe për të parë a ka mundësi dhe potencial që dikush nga forcat politike që janë në parlament të ketë shumicën për të ofruar një mandatar të ri për zgjedhjen e qeverisë”, tha Limaj në RTK.

“Nëse jo, atëherë kalojmë në një fazë tjetër ku bëhet konsultimi me presidenten për të caktuar datën e zgjedhjeve”, tha Limaj.

Lajme të ngjashme