Nëse e shihni këtë person, lajmëroni policinë: kërkohet për “Vjedhje” - NACIONALE

Nëse e shihni këtë person, lajmëroni policinë: kërkohet për “Vjedhje”

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim të prokurorisë kompetente, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për sigurimin e informatave që do të mundësonin identifikimin e një personi të dyshuar.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, personi që shfaqet në fotografi kërkohet në lidhje me veprën penale “Vjedhje”.

Në apelin e saj publik, Policia u është drejtuar qytetarëve me thirrje për bashkëpunim: “Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit të dyshuar, ju lusim të kontaktoni Policinë e Kosovës në numrin e telefonit 192 ose përmes adresës elektronike info@kosovopolice.com

Autoritetet kanë theksuar se çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë i rëndësishëm për zbardhjen e rastit dhe kanë garantuar trajtim konfidencial të të dhënave të ofruara nga qytetarët.

Policia nuk ka dhënë detaje shtesë lidhur me rrethanat e rastit, ndërsa njoftimi i plotë është publikuar edhe në kanalet zyrtare të Policisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme