Nervozohet Smajl Latifi, e kërcënon me shantazh një asamblist
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi është shprehur i ashpër në seancën e fundit të mbajtur në Kuvendin Komunal një javë më parë.
Latifi është treguar i ashpër teksa ka qenë duke debatuar me njërin nga asamblistët, duke shtuar se di edhe të shantazhoj, duke thënë se punon me të gjitha mjetet e lejueshme.
Në videon e KosovaPress gjatë mbulimit të seancës, dëgjohet Latifi duke thënë se këto mjete të lejueshme i përdor vetëm kur të detyrohet.
“Është mandat i yti. Çka p’i nguc njerëzit? Hyn në PDK, ke të drejtë, ose ky Afrimi le të hyn në LDK. Ka të drejtë. Eh! Çka p’i nguc njerëzit?! A t’ka mbet ty me ju mbajtë ligjerata njerëzve që ndërrojnë qëndrim a? Mos i fyej! Se për kësi sende, qoftëse don shantazh, di me bë edhe shantazh. A di, qysh dush, me tana mjetet e lejueshme, une di m’i përdor, po nuk i përdori. A e di kur i përdori? Vetëm kur më detyron, ti ose najkush tjetër.” – ka deklaruar në Kuvendin Komunal i pari i Rahovecit.
