Nepotizëm në Podujevë: Punësohet gruaja e asamblistit të VV-së - NACIONALE

Nepotizëm në Podujevë: Punësohet gruaja e asamblistit të VV-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pushteti i udhëhequr nga LVV-ja në Podujevë i ka dhënë post të ri pune Xhejlane Mulliqit, bashkëshortes së deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Podujevës, Artrit Mulliqit.

Sipas Paparacit, ajo është zgjedhur për pozicionin e psikologes në një nga shkollat fillore të qytetit të Podujevës.

Mulliqi e ka pranuar punësimin e gruas së tij, ndërsa ka mohuar çdo ndikim në përzgjedhjen e saj për atë pozitë.

Por, përveç bashkëshortes, ky medium shkruan se është punësuar edhe motra e tij, për të cilën ai thotë se nuk ka qenë asamblist i LVV-së në kohën kur ajo e ka marrë kontratën e punës.

“Punësimi është i vërtetë, por motra punon në arsim prej 2011, masanej një kohë ka qenë e larguar prej pune, tani një konkurs ka hyrë prapë. Edhe gruaja është e punësuar me një gjysmë-norme, por me konkurs të rregullt. Nuk e di si ka ndodhur. Një kohë ka pauzuar. Nuk e di saktë, ose 2019 ose 2020, është në shkollë fillore”, tha ai.

Krahas kësaj, ai theksoi se kur u pranua gruaja e tij, kishte pak konkurrencë.

“Gruaja ka gjasa që është punësuar në vitin 2021-2022. Në kohën kur është punësuar motra s’kam qenë asamblist, ndërkohë gruaja u punësu masi jam zgjedhur asamblist. Në konkurs konkurrenca ka qenë shumë e vogël, për 4 pozita kanë konkuru 7-8 persona, kështu që nuk ka pasur ndonjë send”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme