“Nepotizëm”, “favorizime”, Kryeziu: Debati i sotëm në Kuvend tregon pse qytetarët po ikin nga Kosova - NACIONALE

“Nepotizëm”, “favorizime”, Kryeziu: Debati i sotëm në Kuvend tregon pse qytetarët po ikin nga Kosova

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori KDI-së, Ismet Kryeziu, ka komentuar debatin parlamentar për arrestimin e drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, i cili po zhvillohet sot në Kuvendi.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se duke dëgjuar akuzat dhe kunderakzuat në mes të pozitës dhe opozitës mund të kuptohet pse po ikin qytetarët nga Kosova.

Sipas tij, debati i sotëm po tregon se vetëm qytetarët e thjesht nuk kanë perspektivë në këtë vend.

“Duke dëgjuar debatet e deputetëve për korrupsionin në KEK, argumenteve dhe kundërargumenteve, akuzave dhe kunder akuzave, faktet dhe kundërfaktet, nga të gjitha kampet politike po e shpërfaqin të vërtetën, pse qytetarët ikin nga ky vend. Ambient nepotist, favorizues e korruptiv, në të cilin të gjithë kanë perspektivë përveç qytetarit”, ka shkruar Kryeziu.

Lajme të ngjashme