Nenad Rashiq s’ka ndërmend të marrë masa ndaj zv/ministrit Radomiroviq: Incizimet kanë qenë të montuara - NACIONALE

Nenad Rashiq s’ka ndërmend të marrë masa ndaj zv/ministrit Radomiroviq: Incizimet kanë qenë të montuara

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, duket se nuk ka ndërmend të ndërmarrë ndonjë masë ndaj zv/ministrit, Radoica Radomiroviq.

Kjo pas publikimit të disa audio-inicizimeve nga Nacionale, e ku ai dëgjohej duke ofenduar emisarin Lajçak, kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

Rashiq në një konferencë për media ka thënë se incizimet kanë qenë të montuara, megjithatë nuk ka ofruar asnjë fakt për një gjë të tillë.

“Nuk konsideroj që është relevante në një incizim që është sipas meje i montuar, i cili është i prerë disa herë, dhe i cili është bërë me tendencë nga njerëzit që nuk i kontribuojnë zhvillimit institucional në veri të Kosovës”, tha Rashiq, raporton Nacionale.

Edhe Rashiq vet, pati dilema megjithatë për punën e Lajçak.

“Sa i përket z.Lajçak unë vet kam thënë një ose dy herë se në disa elemente të cilat e shoh Ministrinë dhe punën time, posaçërisht e shoh sikur masat që janë vendosur ndaj ministrisë, jo ndaj qeverisë, ndaj ministrisë, për një organ që po merret bashkë me të drejtat e komuniteteve, ku z/Lajçak thirret që për të drejtat e komuniteteve, e bën masa ndaj institucioneve që merren me të drejtat e komuniteteve. Atë aspekt kam thënë që është cinike dhe kjo nuk është metoda që një përfaqësues i tillë të veprojë. Megjithatë unë respektoj të gjitha institucionet e BE-së dhe përfaqësuesit si Lajçak. Përndryshe nëse doni përgjigje të saktë, unë e di zëvendësin tim dhe ai nuk është në gjendje të thotë një gjë të tillë në atë mënyrë”, tha ai.

I pyetur sërish se cila ka qenë përgjigja e zv/ministrit për ato audio-incizime, Rashiq tha se janë të montuara.

“Është kjo siç kemi thënë, kemi dëgjuar incizimin dhe ka qenë absolutisht i montuar”, tha ai.

Lajme të ngjashme