Nën spekulimet për vizitën në Tajvan, Pelosi nis bisedimet në Singapor
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, Nancy Pelosi ka zhvilluar bisedime me zyrtarë të Singaporit, ndërsa vazhdon kurioziteti për një ndalesë të mundshme të saj në Tajvan.
Ndërsa nuk ka pasur njoftime zyrtare, mediat lokale në Tajvan kanë raportuar se Pelosi do të mbërrijë në vend të martën mbrëma, duke u bërë zyrtarja më e lartë e zgjedhur amerikane që viziton vendin në më shumë se 25 vjet.
Ndërkohë, United Daily Neës, Liberty Times dhe China Times - tre gazetat më të mëdha kombëtare të Tajvanit - kanë cituar burime të paidentifikuara të kenë thënë se Pelosi do të ndalojë në Taipei pas vizitës në Malajzi.
Por, një vizitë e tillë do të ndezë zemërim në Pekin, i cili e konsideron Tajvanin si territorin e vet dhe ka paralajmëruar vazhdimisht për "pasoja të rënda" nëse realizohet udhëtimi i raportuar.
“Nëse Pelosi insiston të vizitojë Tajvanin, Kina do të marrë masa të vendosura dhe të forta për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial”, është shprehur zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian në Pekin.
