Në Prishtinë dhe Prizren kapen rreth 17 kilogramë marihuanë, arrestohen katër persona - NACIONALE

Në Prishtinë dhe Prizren kapen rreth 17 kilogramë marihuanë, arrestohen katër persona

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër persona kanë përfunduar në prangat e policisë në dy raste të aksionit Anti-Drogë të Drejtorisë kundër Trafikimit me Narkotikë.

Aksionet janë zhvilluar në Prishtinë dhe Prizren e si pasojë janë kapur rreth 17 kilogramë drogë e llojit marihuanë.

Pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, kanë vazhduar me aktivitete të shtuara në teren me qëllim të arrestimit të personave të dyshuar që kryesisht merren me trafikimin në rrugë të substancave narkotike. Sot, më 15.09.2022, në dy qytete (Prizren e Prishtinë), në dy raste të ndara, janë arrestuar katër të dyshuar dhe është konfiskuar substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë” – njofton Policia.

Lajme të ngjashme