“Ne nuk ndalemi derisa të vendoset drejtësia”, Nesër protestohet për Daorsën në Gjakovë - NACIONALE

“Ne nuk ndalemi derisa të vendoset drejtësia”, Nesër protestohet për Daorsën në Gjakovë

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Nesër, të dielën, më 23 nëntor, pritet të mbahet një protestë në Prishtinë, e thirrur në kërkim të drejtësisë për Daorsa Spahinë, 25-vjeçarja e cila humbi jetën tragjikisht në Tetovë më 6 nëntor.

Organizatorët kanë njoftuar se tubimi do të nisë në orën 12:00 dhe synon të bëjë presion mbi institucionet e Kosovës për të ndërmarrë veprime të vendosura dhe për të siguruar drejtësi për viktimën.

Organizatorët shprehen se ngjarja tragjike nxjerr në pah dështimin e institucioneve të Maqedonisë së Veriut:

“Daorsa u la e pambrojtur nga institucionet e Maqedonisë së Veriut. Shteti i Kosovës duhet të angazhohet dhe të veprojë me vendosmëri”.

“Ne nuk ndalemi derisa të vendoset drejtësia”, thuhet në mesazhin e organizatorëve të protestës.

Lajme të ngjashme