Në një sondazh që duket t’i këtë zënë “në gjumë” aktivistët online të VV-së, LDK-ja doli e para - NACIONALE

Në një sondazh që duket t’i këtë zënë “në gjumë” aktivistët online të VV-së, LDK-ja doli e para

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Rezultati i pyetjes se sotme në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjin ka befasuar të gjithë. Duket se ky “sondazh” i ka zënë “në gjumë” aktivistët online të VV-së.

Në pyetjen e bërë në grupin e televizionit në “Viber” se “nëse zgjedhjet mbahen këtë të diele cilën parti do të votoni?”, LDK-ja ka dalë e para.

Sipas rezultatit të publikuar në fund të emisioni, LDK-ja ka marrë 48% të votave.

Në vendin e dytë është rendit VV-ja, e cila ka marrë 44% të votave të shikuesve.

Kurse, përqindjet e partive tjera duket se nuk japin përshtypjen e realitetit.

Lajme të ngjashme