Në një rrugë në Podujevë ngjitet fotografi me mbishkrim për Faton Hajrizin
Në Podujevë i është vendosur një pankartë me fotografi dhe mbishkrime për Faton Hajrizit – i cili u vra nga forcat policore serbe pas një aksioni të madh mbarështetëror në kërkim të tij për vrasjen ndaj polici serb dhe plagosjen e një tjetri. Për pankartën u njoftua në disa faqe lokale të Podujevës në Facebook.
“Vendosja e pankartave me figurën e Faton Hajrizit në Podujevë dhe mbishkrimin ‘Dy duar për një kokë e kokën për atdhe’”, u shkrua në ato postime.