Në një bankë në Prishtinë deponohen 251 monedha 2-euroshe false - NACIONALE

Në një bankë në Prishtinë deponohen 251 monedha 2-euroshe false

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një zyrtar i një banke ka raportuar se janë deponuar 251 monedha dy-euroshe fals nga një klient i tij në Prishtinë.

Sipas raporti 24 orësh të PK-së, vlera e këtyre monedhave është 502 euro.

Po ashtu, në banke është deponuar edhe një kartëmonedhë me vlerë 20 euro që dyshohet se është e falsifikuar.

Raporti i plotë:

FALSIFIKIM I PARASË

Rr. Enver Maloku, Prishtinë 04.10-06.11.2023. Zyrtari i një banke, ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në bankë janë deponuar nga një klient 251 monedha nga 2€, në vlerë 502€, që dyshohet se janë të falsifikuara. Po ashtu në bankomatin e bankës nga një klient është deponuar një kartëmonedhë në vlerë 20€ që po ashtu dyshohet se është e falsifikuar. Paratë janë sekuestruar nga njësia e forenzikës. Rasti në hetime.

Lajme të ngjashme