Tetë mekanizma shtetërorë mblidhen për dy-euroshin e falsifikimin e parasë - NACIONALE

Tetë mekanizma shtetërorë mblidhen për dy-euroshin e falsifikimin e parasë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Tetë institucione të rëndësishme të vendit, janë mbledhur sot në një takim lidhur me luftimin e falsifikimit të parasë në Kosovës.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, në bashkërendim me Policinë e Kosovës, Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, Doganat e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës, Njësinë e Inteligjencës Financiare, Inspektoratin e Tregut dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, janë takuar për të intensifikuar veprimet për parandalimin e falsifikimit të parave.

Sipas njoftimit të BQK-së, bizneset janë rekomanduar që të furnizohen me para vetëm nga bankat.

Rekomandohet që bizneset të furnizohen vetëm nga bankat me para të gatshme të cilat furnizohen nga ana e BQK-së, kurse mjetet e pranuara t`i nënshtrohen verifikimit para se të njëjtat të rivihen në qarkullim.” – thuhet në njoftim.

Ndërsa, thirrje u është bërë edhe qytetarëve që të shmangin përdorimin e parave të gatshme, veçanërisht monedhën 2 euro.

Po ashtu, me theks të veçantë udhëzohen qytetarët të shmangin përdorimin e parave të gatshme (veçanërisht monedhën 2 euro) dhe të shfrytëzojnë sa më shumë kartelat bankare gjatë pagesave.” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme