Në Likofc ndizet Zjarri i Lirisë në nderim të dëshmorëve dhe luftës së UÇK-së, me një mesazh për çlirimtarët në Hagë - NACIONALE

Në Likofc ndizet Zjarri i Lirisë në nderim të dëshmorëve dhe luftës së UÇK-së, me një mesazh për çlirimtarët në Hagë

1 orë më parë

nga NACIONALE

Kreu i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka njoftuar se te Shtabi i Përgjithshëm në Likofc është ndezur Zjarri i Lirisë.

Në një shkrim në Facebook, Lushtaku ka thënë se zjarri u ndez në nderim të sakrificës së dëshmorëve dhe luftës së UÇK-së me një mesazh për çlirimtarët në Hagë.

“Tek Shtabi i Përgjithshëm në Likofc e ndezëm Zjarrin e Lirisë, në nderim të sakrificës së dëshmorëve dhe luftës së UÇK-së, me një mesazh të fuqishëm për drejtësi për çlirimtarët tanë në Hagë.

Flaka e lirisë le të jetë edhe flakë e shpresës për drejtësi!”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme