Në Greqi po na presin shumë më mirë se në Shqipëri - profesori ndan një rrëfim kosovari
Profesori i njohur i Filozofisë nga Shqipëria, Artan Fuga, ka ndarë një rrëfim të një kosovari për pushimet e tij në Greqi.
Sipas mesazhit, kosovarit thotë së ka kaluar pushimet në Greqi dhe atje po i presin shumë më mirë së në Shqipëri.
“Cfarë shkruan një kosovar? Malsor Buzuku. Une jam kosovar dhe muajin e kaluar isha ne pushime ne Greqi dhe te them te drejten mikpritja dhe cmimet ishin shume me te mira se sa ne jug te Shqiperise, n’Dhermi konkretisht, ku gjendem per momentin. Me vjen shume inat dhe keq ta them po n’Shqiperi prej te gjithe turisteve, trajtimin me t’keq na e kane bere neve kosovareve, dhe sic duket tani gjithcka po u kthehet!”, thuhet në shkrimin që ka publikuar Fuga.

Për të mos harruar, çdo pushim-vere ka këso debate për kushtet dhe mikpritjen e kosovarëve në rivierën shqiptare. Disa kosovarë ankohen për çmime të larta e disa të tjerë pajtohen më kushtet që ofron bregdeti i Shqipërisë.