“Në burg”: Fahri Xharra kërkon arrestimin e Vullnet Krasniqit pse e pyeti ministrin izraelit për palestinezët - NACIONALE

“Në burg”: Fahri Xharra kërkon arrestimin e Vullnet Krasniqit pse e pyeti ministrin izraelit për palestinezët

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari i Nacionales, Vullnet Krasniqi, dy ditë më herët e pyeti nga largësia ministrin e Turizmit të Izraelit, Haim Katz, në lidhje me politikat e kritikuara gjërësisht karshi palestinezëve.

Ndonëse nuk mori përgjigje, pyetja e Krasniqit e ka penguar shumë, tepër shumë Fahri Xharrën, opinionist nga Gjakova, i cili shpesh ka mbajtur qëndrime kontraverse.

Xharra e ka shpërndarë videon e Krasniqit, duke e akuzuar rëndë gazetarin e Nacionales, përfshirë për tradhti kombëtare.

“Ja dashakqijt e Kosoves, mundohen te prishin marredhenjet me Izraelin .

Ky eshte kulmi i tradhëtisë kombetare !” – shkroi ai, duke kërkuar madje edhe burgosjen e Krasniqit.

Xharra e ka ofenduar Krasniqin, me gjuhë të papranueshme, duke e quajtur "matrapaz".

Lajme të ngjashme